fbpx

Kupa e Amerikës, kritika të tmerrshme ndaj Messit

lionel-messi-argentina-2019_1atnz1dezo71n1137mjx0gsv1i-600x360.jpg

Ish-portieri i Kolumbisë, Oscar Cordoba, e ka sulmuar ashpër Lionel Messin, pas humbjes së Argjentinës kundër Brazilit në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës. Ai e ka kritikuar yllin e Barçës se është vërdallë kot nëpër fushë.

Messi nuk ka nevojë të vrapojë shumë për të qenë vendimtar. Me raste, megjithatë, këmbëngulësia e tij për të ecur nëpër fushë ka nxitur kritika. Humbja e Argjentinës në gjysmëfinale nuk i mori kritikat e duhura.

Argjentina luajti mirë dhe sigurisht më mirë se Brazili shumicën e kohës, por i mungoi fati dhe vendimet e gjyqtarit mund të mos kenë qenë të drejta për të.

Megjithatë, Cordoba nuk u përmbajt dhe e sulmoi Messin me kritika të ashpra. “Deri në minutën e 11-të, Messi nuk e preku topin dhe kjo nuk mund t’i ndodhë dikujt që tenton të bëhet lider i një ekipi” tha Cordoba.

“Ky ekip kombëtar ishte shumë i madh për Messin për ta bartur. Ai ishte i trishtuar, i lodhur dhe i brengosur. Ai shkoi në Kupën e Amerikës për të ecur. Ekipi i Argjentinës u përmirësua në këtë ndeshje, por jo edhe Messi. Ai duhej t’i motivonte të tjerët, ama unë këtë s’e pashë”, shtoi ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303