fbpx

Kupola e policisë në ethet e vettingut! Sot jepet vendimi për Veliun, Sakon dhe Nanon

1581058303_ArdiVeliu.jpg

Sot do të dalë para trupës së Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit (vettingu) Drejtori i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Departamentin për Policinë Kriminale në policinë e shtetit, Artan Shkëmbi. Ai është gjithashtu kreu i Task-Forcës “Forca e Ligjit” në Policinë e Shtetit. Artan Shkëmbi është mes 18 emrave që kaluan fazën e parë në garën për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit.

Procesi i vlerësimit kalimtar të punonjësve ka për objekt:
a) vlerësimin e pasurisë;
b) kontrollin e figurës;
c) vlerësimin e aftësive profesionale.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, i asistuar edhe nga Sekretariati Teknik përkatës mbledh dhe përpunon informacionet nga institucionet publike dhe subjektet private për të bërë edhe ballafaqimin dhe verifikimin me çfarë është deklaruar ne deklaratat individuale.

Hartohen raporte specifike për secilin nga komponentët, pra integritet, pasuri dhe profesionalizëm, vihen në dispozicion në punonjësit në vlerësim që mund të japë shpjegime të mëtejshme, të bëjë observime apo të paraqesë kundërshtime dhe në fund diskutohen në një seancë dëgjimore.

Dje doli para vettingut drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, teksa sot do të jepet vendimi nëse e kalon vettingun, po ashtu edhe për drejtorin e Gardës, Gramos Sako dhe Gledis Nanon, drejtori i anti-terrorit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303