fbpx

Kuqezinjtë e Tetovës gjejnë veten, Shkëndija fiton 5-1

shkendijaa-e1535056548597.jpg

Shkëndija e Tetovës ka arritur të gjejë më në fund ritmin në kampionatin maqedonas.

Në javën e 11 të kampionatit kuqezinjtë tetovarë kanë shkatërruar me rezultatin e thellë 5-1 Makedonia GP. Musliu në minutën e 42 dhe Ibrahimi në minutën e fundit të pjesës së parë, kanë shënuar dy gola që i kanë dhënë qetësi kuqezinjve.

Në pjesën e dytë, ka qenë radha e Ibrahimit për të shënuar edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Shkëndijën, ndërsa Nafiu ka vulosur fitoren me dy golat në minutat 86 dhe 92. Kirovski në minutën e 69, ka shënuar golin e vetëm për miqtë.

Ndërsa ekipi tjetër i shqiptarëve të Maqedonisë, Shkupi ka humbur sërish me rezultatin 2-0 ndaj Pobedës, duke u renditur në vendin e fundit në klasifikim, ku pas 11 javësh, numëron vetëm 9 pikë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *