Kuqezinjtë harrojnë humbjen me turqit, bëhen gati për Moldavinë

Screenshot_1-6.jpg

Humbja kundër Turqisë zbehu përfundimisht ëndrrën për një kualifikim të mundshëm në “Euro2020”, një humbje që “djeg” shumë për mënyrën se si erdhi, një humbje e pamerituar që ndryshon totalisht qasjen në 3 ndeshjet e mbetura. Ndaj Turqisë nuk ishte fundi por fillimi i një cikli të ri, ishte një nga ndeshjet më të bukura që Shqipëria ka zhvilluar në vitet e fundit.

Edi Reja duket se ka gjetur më në fund elementët e duhur, skemën e duhur, filozofinë e duhur për të rikthyer kuqezinjtë në atë “epokë” të lavdishme që përjetuan nën drejtimin e De Biasit, të paktën kjo ishte përshtypja që u krijua, një ekip që kishte gjithçka, dëshirë, grindë, strikt në skemën dhe lojën që dëshironte trajneri, kundërsulme të shpejta, kishte gjithçka për të besuar se e ardhmja mund të jetë më e mirë. Në tre ndeshjet e mbetura, kundër Moldavisë, Andorrës dhe Francës, trajneri Edi Reja pritet të aktivizojë disa elementë të tjerë, futbollistë që nuk janë aktivizuar nën drejtimin e tij apo që kanë pasur pak minuta, janë tre ndeshje ku italiani pritet të marrë mesazhet e radhës nga grupi i së ardhmes.

Ekipi Kombëtarë ka zhvilluar në Moldavi seancën e radhës stërvitore, një ndeshje ku sipas të gjithë gjasave italiani do të provojë disa elemente të “freskët”, Turqia ishte një ndeshje me kosto të lartë fizike.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303