fbpx

“Kur akrepat po afronin, po luftoja për jetë a vdekje”. Përlot ish-kreu i doganave dhe tatimeve

ai-1.jpg

Biznesmeni i njohur në fushën e agro-industrisë, Petrit Ago, i cili po ashtu ka drejtuar për disa vite drejtorinë e doganave dhe tatimeve ka reaguar sot me anë të një statusi në rrjetin social Facebook përvojën e tij me COVID, ndërsa nuk ka ngurruar të falenderoj të gjithë mjekët dhe personat që i janë gjendur pranë në këtë betëj të vështirë me virusin e rrezikshëm.

“Te nderuar zonja e  zoterinj! Ju kerkoj ndjese per mungesen e falenderimit nga ana ime, per mesazhet e shumta qe me keni derguar me rastin e ditelindjes, por pikerisht ne momentet kur akrepat afronin 00:00 te dt 9.12.2020 per shkak te virusit Covid, luftoja për jete a vdêkje, por sot pasi kam kam dale nga spitali, e ndjej obligim T’iu falenderoj nga zemra per respektin dhe kurajon qe me keni dhene ne ato dite te veshtira. Mirenjohje nga zemra. Gezuar 2021, shendet e mbaresi. Petrit Ago”, shkruan Ago në postimin e tij në rrjetet sociale.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303