“Kur askush s’më konsideronte, ti ma zgjate dorën”, Flori fjalë prekëse për Enedën pas fitores

Fituese e këtij edicioni të “Kënga Magjike” është Eneda Tarifa. Një tjetër trofe për Flori Mumajesin, që këtë herë u ngjit në skenë si kantautor nëpërmjet zërit të Enedës.

Eneda pas votave të këngëtarëve, jurisë dhe publikut arriti të rrëmbente çmimin e parë.Flori Mumajesi përmes një imazhi në Instastory e uroi Enedën për fitoren dhe tregoi se kur askush nuk e ka mbështetur, këngëtarja ia ka zgjatur dorën.

“Jo sepse fitove! Vitin tjetër dikush tjetër do jetë fitues dhe çfarë? Të njoh prej 20 vitesh dhe kur mua askush nuk me konsideronte ishe aty dhe ma ke zgjatur dorën! Jam i vogël para teje, por ta them me bindje ti je aset. Urime zemër! “- shkroi Flori në instastory.

Vendi i dytë në “Kënga Magjike” u fitua nga Fifi me këngën “Marova”, ndërsa vendi i tretë nga Anxhela Peristeri me këngën “Dikush i imi”.

Flori Mumajesi