Kur Benzema ishte afër Barcelonës

 

Barcelona kishte nevojë për një sulmues në vitin 2008 kur Pep Guardiola erdhi në krye të klubit nga Camp Nou dhe nuk donte të llogariste në shërbimet e Samuel Eto’os.

Karim Benzema ishte objektivi i tyre kryesor në atë kohë, pasi francezi kishte luajtur jashtëzakonisht mirë në Olympique Lyonnais për dy sezone.

Txiki Begisristain, që ishte sekretar teknik në Barcelonë, ishte përgjegjës për ta mbyllur operacionin dhe kishte vizituar shtëpinë e lojtarit në Lyon në mënyrë që ta bindte atë të nënshkruante për klubin.

Megjithatë, Begisristain nuk ishte i kënaqur me çdo gjë që pa. Ai nuk i pëlqente miqësitë që kishte në atë kohë lojtari, mënyrën se si biseduan, madje kishte komentuar se Benzema nuk e shikonte atë gjatë bisedës së tyre./real-news.tv/