“Kur do e bësh vajzën se u rrit djali?”, pse kjo pyetje irritoi Klea Hutën

kLEA-hUTA-2.png

Klea Huta është një nga vajzat më të dashura të ekranit shqiptar. Ajo pëlqehet shumë jo vetëm për thjeshtësinë që transmeton, por edhe për shkathtësinë që ka.Së fundmi, Klea ka realizuar një “intervistë” me ndjekësit në Instagram, duke shuar shumë kuriozitet të të gjithëve. Madje që shumë shpejt do të rikthehet në ekran.Pyetjet e shumta kanë qenë edhe nga jeta private, ku moderatorja nuk ka hezituar të flasë.Dikush nga ndjekësit e ka pyetur se kur do bëhet me vajzë, por kjo duket se Kleas nuk i ka pëlqyer aspak.

“Ne ask mbizoteron kjo pyetje. Se kuptoj gjithe kete interes. Cdo njeri i ka zgjedhjet e lira dhe personale ne jete. Dhe si mund te beni nje pyetje kaq personale (kjo ndodh pergjithesisht ne vendet e ballkanit dhe ne shoqerite me mentalitet te ulet) qe ndoshta dike mund ta lendoje shume sepse nuk po ngelet dot shtatzene apo ka zgjedhur te mos mendoje per kete por te shijoje ate qe ka ose thjeshte nuk do”, i është përgjigjur bukuroshja në Instastory.Kujtojmë që prej disa kohësh, Klea ka hapur një akademi, ku fëmijë të të gjitha moshave shkojnë për të marrë dije rreth muzikës, baletit dhe aktrimit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303