fbpx

Kur do hapet Greqia për turistët? Ja çfarë thotë Kryeministri grek

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, nëpërmjet një intervistë të dhënë për prestigjiozen gjermane “BILD” ka folur rreth planeve të vendit të tij për tu hapur për turistët në këtë situatë pandemie të COVID-19.

Ai tha se vendi do të hap turizmin për vendet që kanë të dhëna të ngjashme epidemiologjike.  “Turistët gjermanë janë të mirëpritur në Athinë që nga 15 qershori dhe në ishuj që nga 1 korriku. Nëse dikush ka nevojë të testohet do të sigurohemi të ketë teste të mjaftueshme në të gjitha ishujt, madje edhe ishujt e vegjël, ndërsa do të jetë e mundur që, nëse është e nevojshme, një vizitor të transportohet në një spital të Athinës. Përsa i përket gamës së shërbimeve që turistët do të gjejnë në Greqi, autoritetet shëndetësore nuk kanë vendosur ende për hapjen e klubeve të natës, bareve dhe diskotekave”– deklaroi ai.