fbpx

Nisin konsultat për datën e zgjedhjeve lokale

ILIR-META-2.jpg

Ashtu siç e do tradita politike deri më tani, Presidenti Ilir Meta ka nisur konsultimet me palët politike për të përcaktuar datën e zgjedhjeve lokale.

Konsultimet nisën me kreu e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, për të vijuar më tej me përfaqësues nga të gjitha forcat kryesore politike.

Në një prononcim për mediat pas përfundimit të takimit me dyer të mbyllura, Balla tha se po diskutohet për të përcaktuar një datë, mes dy të dieleva të fundit të qershorit, pra 23 ose 30 qershor. Ai përmendi një kërkesë të operatorëve turistike që zgjedhjet lokale të mbahen më herët se fund qershori, por shtoi se kjo çështje i takon dakordësisë mes të gjithëve.

“Presidenti do ta bëjë këtë proces konsultash dhe shumë shpejt do të kemi datën”, tha kreu i grupit parlamentar socialist- duke shtuar se nuk është propozuar asnjë datë nga ana e tij, pasi datën e përcakton Presidenti dhe Kodi Zgjedhor.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *