fbpx

Kur do shpëtojmë? Flet Pipero: Kjo histori mund të mbyllet nga…

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka deklaruar ditën e sotme se pandemia mund të mbyllet edhe në fund të muajit qershor”.

“Duhet që të vazhdojmë që të kemi shumë kujdes. Unë e kam thënë se me uljen e personave të prekur, masat do të ngadalësohen. Ky është fillimi i fundit. Kjo histori mund të mbyllet nga fundi i qershorit. Duhet modeomos që gjithë rajoni të jetë i qetë që edhe Shqipëria të jetë e qetë.

Shkenca po punon. Ndoshta mund të kemi edhe vaksinën, ndërsa temperaturat do jenë në favor të luftimit të koronavirusit. Nëse ndodh që ky virus të kthehet prapë, bota është më e mësuar. Këtë herë kishim pasoja rrënuese”, tha Pipero, duke folur në “News 24”.