fbpx

Kur do të jetë gati vaksina kundër COVID-19? Instituti gjerman ka gati përgjigjen

256e1891285c13bd421498fbce8ec844_L.jpg

Instituti gjerman i Epidemiologjisë ka bërë me dije se vaksina kundër Covid-19 do të ketë gati në fillim të vitit 2021.

Lajmërohet se nuk do të ketë shumë vaksina të mjaftueshme për të gjithë popullsinë.

“Sipas njohurive të tanishme pritet që nga fillimi i vitit të ardhshëm në Bashkimin Evropian do të aprovohen një ose më shumë vaksina kundër COVID-19 dhe që pakot e para të vaksinës të shpërndahen dhe shiten”, shkruan Instituti Robert Koch në numrin e fundit të “Buletinit Epidemiologjik.

“Komisioni i Përhershëm i Vaksinimit (Stiko) i emëruar nga Ministria Federale Gjermane e Shëndetësisë do të nxjerrë rekomandime si mund të përdoren rezervat e disponueshme me përfitimin më të mirë të mundshëm për popullsinë në Gjermani”, raporton DW.

Bëhet fjalë për vendosjen e përparësive qëllimi kryesor i të cilave është të shmangin sa më mirë sëmundjet serioze dhe vdekjet. Për paracaktimin e përparësive dhe për shpërndarjen e drejtë të vaksinave kanë një rëndësi të veçantë aspektet etike.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303