Kur është koha e duhur që foshnja mund të hajë vezë?

egg.jpg

Veza është një nga ushqimet që është e pasur me lëndë ushqyese dhe është e nevojshme për zhvillimin e fëmijës tuaj. Por kur është koha e duhur për ta përfshirë atë në dietën e tij?

Nuk është një nga ushqimet e para që një pediatër do t’ju këshillojë t’i jepni fëmijës tuaj. Kjo pasi veza është përgjegjëse për shumë alergji në trupin e njeriut. Kështu që pediatri ua këshillon foshnjave, pasi të kenë mbyllur nëntë muajt e parë të jetës së tyre.

Përveç kësaj, foshnjat nuk hanë një vezë të plotë direkt por ngadalë. Në veçanti, shumica e pediatërve rekomandojnë një lugë të verdhë veze, të holluar në disa pika vaj dhe ujë në mënyrë që të jetë shkrirë mirë dhe të gëlltitet nga fëmija.

Gradualisht sasia rritet dhe dita ditës fëmija do të hajë një vezë të plotë. Për më tepër, ky test gradual duhet të bëhet ditë pas dite dhe jo çdo ditë. Në fakt, në këtë fazë, e bardha e vezës është e ndaluar dhe e verdha preferohet

scroll to top