TË FUNDIT

“Kur fle me qenin, gdhihesh me morra”. Kujt ia dha Rama mesazhin? “Gruaja me burrin luan bixhoz”

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në një fushatë elektorale në Tiranë me gratë dhe vajzat,  të cilave u ka kërkuar ndjesë për faktin se politika u ka shtuar lodhjet dhe mërzinë, ndërsa perifrazoi shprehjen popullore se “kush fle me qentë gdhihet me pleshta”.

Rama tha se Partia Socialiste sillet si një grua në krye të vendit, ndërsa PD-në e krahasoi me shembullin e burrit që luan bixhoz.

“Mesazhi im për të gjitha gratë, vajzat, nënat, ndjesë për gjithçka që politika ka bërë për tu shtuar lodhjet, mërzinë, dhe pakënaqësinë. Mirëkuptim për faktin se kur fle me qenin gdhihesh me morra. Është e pamundur të mos përzihesh e mos përbaltesh. Ama mirëkuptim për një të vërtetë të thjeshtë Shqipëria sot është shumë më tepër e grave dhe e vajzave sec ishte para se ne të merrnim detyrën. Dhe nëse kthehem në shembullin e asaj gruas me burrin që luan bixhoz, në 25 prill burri është PD-ja, gruaja është PS-ja. Kush do një forcë që në krye të vendit sillet si një grua voton PS-në. Kush do që në krye të vendit të ketë një burrë që luan bixhoz voton PD-në”, tha kreu i qeverisë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat