“Kur gruaja vret e bën nga halli”. Shokon Spartak Braho, lëshon kërkesën e frikshme

Deputeti socialist Spartak Braho ka folur sot me tone tejet të ashpra në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, teksa po diskutohej lidhur me Projektligjin për ‘Dhënie amnistie’. Duke iu drejtuar ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, Braho është shprehur se ndan mendime të ndryshme për këtë pr/ligj.

“Kjo nuk është amnisti është falje, drafti juaj është i njëjtë me atë të 2016“, iu drejtua Braho ministres Gjonaj.

Ndërkohë, ndërsa në një tjetër komision parlamentar po shqyrtohet dekreti i Presidentit Meta për shqyrtimet e ‘Paketës Antishpifje’, Braho nuk ka lënë pa ngacmuar anëtaren e kabinetit Rama duke e pyetur:

Pse nuk amnistoni shpifjen, fyerjen? Jeni treguar selektiv, kjo amnisti vetëm humanizëm nuk ka.

Gjithashtu Braho ka hedhur dhe propozimin sfidues për mazhorancën në të cilën bën pjesë:

“Të gjitha gratë të dalin nga burgu, kur gruaja vret e bën nga halli”.