fbpx

Kur hapen plazhet?/ Dritan Leli: Ja kur do ketë një përgjigje përfundimtare…

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka sqaruar se si do jetë sezoni turistik. Ai theksoi se do të shfrytëzohet korriku dhe gushti për turizëm ndërsa tha se hapësirat publike për plazhe do të jenë shumë herë më tepër seç ishin më parë, sepse nuk do të jenë të zëna.

 “Për plazhet do kem një informacion më të plotë nesër pas takimit që ka bërë nënkryetari në ministrinë e Turizmit. Vlora pavarësisht gjireve të vogla, është qyteti që ka vijën bregdetare më të gjatë të shfrytëzueshme. Do mundohemi që të respektohen distancat.

Hapësirat publike për plazhe do të jenë shumë herë më tepër seç ishin më parë, sepse nuk do të jenë të zëna. Do të jenë plazhe falas. Hotelet do kenë mundësi që të shtojnë numrin e kapaciteteve të tyre. Një përgjigje përfundimtare do të ketë në pak ditë për këtë çështje kaq sensitive”, tha Leli për ABC Neës.