fbpx

“Kur Ramushi derdhte gjak për vendin e tij, “Kalorësi i Legjionit të Nderit të Surrelit” bënte plazh me hallatet në ajër”

Rrjetet sociale kanë  shpërthyer në  ironi dhe meme kundër kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Hashim Thaçi pas deklaratave të  Kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur me qëndrimet që  gjithsecili mbajti në  Samitin e Brukselit.

Në një postim në faqen e tij zyrtare, aktivisti i shoqërisë civile Briken Fejzullai ka hedhur publikuar memen e radhës ndaj kryeministrit, duke shkruar se: Kur Ramushi derdhte gjak për vendin e tij, “Kalorësi i Legjionit të Nderit të Surrelit” bënte plazh me hallatet në ajër. 

“100 vjet pas Isa Boletinit, Kosova ka burrë shteti në krye… kurse ne, 100 vjet pas Ismail Qemalit, kemi Yamamoton me xhaketë kostumi.”- duke dashur të nënkuptojë gjendjen e rëndë politike në të cilën ka rënë vendi.