fbpx

‘Kur të gjithë rrinë në shtëpi…’, Ambasada amerikane tregon se për çfarë po punohet

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar më anë të një postimi në rrjetin social Facebook. Në të shkruhet se furnizimi cilësor dhe pa ndërprerje i energjisë elektrike për shqiptarët e izoluar nga koronavirusi është jetik.

“🇦🇱 | Kur të gjithë rrinë në shtëpi për shkak të COVID-19, furnizimi cilësor dhe pa ndërprerje i energjisë elektrike është jetik. Në #Shqipëri, pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga pandemia, USAID/Albania vazhdon të punojë me OSHEE për ta përmirësuar këtë shërbim. Mirënjohje për punonjësit e vijës së parë të OSHEE-s, të cilët kujdesen që energjia të mos mungojë në shtëpitë tona! ”, shkruan ambasada.