fbpx

Kur u krye testi i parë për COVID-19 në vendin tonë? Përgjigjet ISHP

koronavirus-2-770x433.jpg

ISHP ka zbuluar se kur është kryer testi i parë për COVID-19 në Shqipëri. Bëhet me dije se ajo është kryer më 31 janar të këtij viti. Kështu u shpreh në përgjigje të interesit të medias, përfaqësuesja e ISHP, Rovena Daja në përfundim të përditësimit të bilancit për ditën e sotme.

Daja tha se testi i parë është kryer në laboratorin e Virologjisë ndaj një personi të dyshuar, pa sqaruar se si ka rezultuar ai.

Sa i takon riatdhesimeve dhe përse shtetasit shqiptarë që kthehn në Atdhe nuk karantinohen në Kavalishencën e Durrës, ajo tha se është vendosur për struktura të posacme duke qenë se numri i personave që kthehen është i lartë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303