fbpx

“Kurba anormale tregon se…”. Tritan Shehu flet për situatën ndaj COVID-19: Ajo që nuk shkon…

Ish-ministri Tritan Shehu ka deklaruar se kurba lidhur me COVID-19 është anormale, dhe që tregon se diçka nuk funksionon.

Ai thekson se ajo që nuk shkon ka të bëjë me numrin e vogël të testimeve që sipas tij nuk të lë të dalësh në përfundime.

 “E kam ngritur disa herë shqetësimin për kurbën anormale në Shqipëri. Është një kurbë pa trend, që tregon se diçka nuk funksionon dhe nuk shkon. Anëtarët e Komitetit Teknik duhet të japin shpjegime për këtë kurbë të çuditshme, që nuk e gjen në asnjë vend tjetër. Mendoj se ajo që nuk shkon lidhet me numrin shumë të vogël të testimeve, gjë që nuk të lejon të dalësh në përfundime. Së dyti, metodologjia lë shumë për të dëshiruar. Së treti, kurba duket sikur lëviz me çelës poshtë tavolinës, në bazë të konjukturave politike. Së katërti, masat që merren janë joracionale dhe i fusin qytetarët në hapësira të ngushta, duke mos i lënë që të dalin në hapësira të hapura”, shpjegoi Shehu.