fbpx

“Kurrë mos thuaj kurrë”, Fjodora Fjora tregon momentin e sikletshëm

fjo.png

Gazetarja Fjodora Fjora ka qenë sot e ftuar në emisionin Wake Up për të folur për raportin me djalin e saj. Teksa u pyet nëse mendonte të kishte një fëmijë të dytë, gazetarja tha kurrë mos thuaj kurrë por momentalisht nuk ishte në planet e saj.

“Imagjino kur ti të kesh bërë të dytën, ai do jetë 10. Me 10 vite diferencë moshë. Kjo është një pyetje hipotetike, e cila thotë po sikur të bëj të dytin. Në rastin më të mirë e mendoj, ja e nisa nesër, e zëmë. Se e kam thënë edhe herë të tjera e bëj shaka, se duhet njëherë lënda e parë. E kur të lind do jetë 10 vjeç djali, minimumi. Çfarë diference është të kesh dy fëmijë me kaq diferencë të madhe me njëri-tjetrin. Të hysh në botën e një bebe e ndërkohë ke një adoleshent. Nuk kam besim se do kem guximin, por kurrë mos thuaj kurrë”- tha gazetarja e njohur.

Advertisement

Cili ka qenë një ndër momentet më të vështira me djalin, me konceptet dhe parimet që edhe fëmija duhet të ketë. Ku jeni ndjerë në siklet?

“Unë jam një nënë që duhet ti flasë një çuni, flas te kjo pjesa e edukatës seksuale e cila duhet të nisë. Mendoj se është momenti më i vështirë me të cilin po vështirësohem për të folur.

Duke pasur parasysh se çunave e baballarëve ju vjen më kollaj kjo bisedë mes tyre, mendoj që ky është problemi më i madh për momentin, se si do hy te kjo faza këtu. Por me siguri do i kërkoj ndihmë te vëllai apo dikush që e ka më të lehtë”– tha gazetarja.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303