Kursimet e familjeve shqiptare, “poshtë jastëkut”

Familjet shqiptare kanë nisur që kursimet e tyre t’i mbajnë në shtëpi.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kursimet e familjeve shqiptare në para’ jashtë sistemit bankar përbenin 26% të totalit të kursimeve, niveli më i lartë i 3 viteve e fundit. Kjo përqindje u mbajt si kursim jashtë sistemit (18%), si borxh tek të tjerët (2%) dhe investime në mënyra të tjera me më shumë fitim jashtë bankave (6%). Treguesi pësoi rritje me 3 pikë përqindje në raport me një vit më parë, ku kursimet në vlera monetare jashtë sistemit bankar ishin 15%, por ai është shumë më i ulët se në vitin 2013, kur zinte 40%.

Gjithashtu, Banka e Shqipërisë ka vërejtur se familjet shqiptare kanë dhënë hua tek të tjerët rreth 2% të kursimeve të tyre, ky tregues një vit më parë ishte zero. Është rritur ndjeshëm pesha e zërit “investime të tjera” të cilat këtë vit thithen 6 për qind të kursimeve të shqiptarëve, teksa ky zë ishte vetëm 3 për qind në gjashtëmujorin e parë të 2017-s, publikon “Monitor”.

Rreth 26% e totalit të familjeve deklaruan se nuk zotërojnë asnjë lloj pasurie financiare, dhe këto pesha janë rritur respektivisht me 7 pikë përqindje dhe 4 pikë përqindje krahasuar me vrojtimin e 6-mujorit të dytë të vitit 2017. Niveli i përgjithshëm i të ardhurave dhe shpenzimeve të familjeve është rritur gjatë periudhës së vrojtuar, por rritja e shpenzimeve ka qenë më e theksuar, duke rezultuar thellim të deficitit të familjeve.

Lër një koment