Kurti i shkruan Lajçak: Së shpejti ekipi për dialog, unë drejtues, Thaçi anëtar

albin-kurti-1.jpg

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka njoftur se shumë shpejt do të nisë puna për rinisjen e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.

Në lidhje me këtë Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka shkruar letër z. Laçak ku e informon për situatën lidhur me koronavirusin në vend.

Kryeministri në detyrë ka shkruar se Kosova është e përkushtuar për dialog me Serbinë që ndërmjetësohet nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara.

“Ne nuk kemi nevojë as për një dialog i cili përfshin hartat në tryezë, e as për një proces që na çon në ridefinimin e kufijve. Kjo është e një rëndësie thelbësore. Dialogu duhet të ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas kësaj, marrëveshja përfundimtare duhet të shoqërohet me një garanci nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara që obligon zbatimin e ndërsjellë dhe të plotë të marrëveshjes”, ka shkruar Kurti.

Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se do të themelojë ekipin negociator që do ta udhëheq ai, e se në të do të marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Kësaj letre të Kurtit i është përgjigjur përfaqësuesi special i BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak.

Në letrën e tij, Lajcak shkruan se emërimi i tij jep sinjale për angazhimin e BE-së në dialog.

Ai thotë se veprimi i Qeverisë për heqjen e taksës është shenjë e parë e vullnetit për t’u rikthyer në dialog.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303