fbpx

Kurti: Kosova nuk ka nevojë për Gjykatën Speciale

albin-kurtiii.jpg

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka theksuar se Kosova nuk ka nevojë për Gjykatën Speciale.

Këtë deklaratë ai e bëri në konferencën e organizuar nga Fondacioni ‘Geoffrey Nice’ në Prishtinë, ku më tej tha se Gjykata Speciale është bërë për të mbuluar dështimin e UNMIK-ut dhe EULEX-it.

Ndërkohë ish-prokurori kryesor që ngriti aktakuzën ndaj Slobodan Millosheviçit, Geoffrey Nice dhe kompania e tij, janë angazhuar nga institucionet e Kosovës, për të ndihmuar institucionet me aspektet ligjore sa u përket Dhomave të Specializuara për Kosovën.

Gjatë konferencës, ish-prokurori Nice foli edhe për raportin e Dick Martit, i cili sipas tij nuk ka asnjë fakt të vetëm mbi krimet e kryera nga shqiptarët ndaj serbëve në luftën e Kosovës.

Sipas Nices, legjitimiteti i Gjykatës Speciale duhet të sfidohet deri në fund.

‘Legjitimiteti i Gjykatës Speciale duhet të sfidohet deri në fund. Arsyeja se pse Serbia mundohet të krijojë versione të tilla për Kosovën është sepse për të tjerët mungon qasja në dokumente zyrtare’, ka thënë Nice.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303