“Kurti po rrezikon paqen me deklaratat e tij”, Lista Serbe: Bashkimi Europian të reagojë

kurti-718x450.jpeg

Lista Serbe i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pas deklaratës së këtij të fundit për revistën britanike, “Monocle” se do të votonte pro bashkimit me Shqipërinë në një referendum paqësor e demokratik.

Partia e Goran Rakiqit, që është edhe ministër për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë Kurti, tha se kryeministri e tregoi “fytyrën e tij të vërtetë”, duke kërkuar që Bashkimi Evropian të reagojë “I njëjti Albin Kurti që foli kundër Asociacionit të Komunave Serbe si “bashkësi monoetnike”, tani po flet për Shqipërinë e Madhe, e cila nuk do të ishte asgjë më shumë se një krijim monoetnik.

A janë këto vlera evropiane, duke u bërë thirrje përfaqësuesve më të lartë të Kosovës për të krijuar Shqipërinë e Madhe? Ne pyesim veten se çfarë tjetër duhet të ndodhë që Bashkimi Evropian, por edhe vendet e shquara të Evropës Perëndimore, të reagojnë ndaj deklaratave të tilla anti-evropiane që rrezikojnë drejtpërdrejt paqen dhe qetësinë e qytetarëve”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Lista Serbe.

Kjo parti tha se i dënon ashpër deklaratat e Kurtit, të cilat i quajti irracionale dhe tha se “shkaktojnë ndjenjën e pasigurisë tek qytetarët”.

Kurti, tha për “Monocle” se do të votonte pro në një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Gjithsesi, ai përsëriti se referendumi do të duhej të bëhej në mënyrë paqësore e demokratike.

“Në të ardhmen nëse do të prezentohej si një referendum demokratik në mënyrë paqësore do të votoja pro, por e përsëris prap, vetëm nëse do bëhej në mënyrë paqësore dhe demokratike”, ka thënë Kurti.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303