Kurti shkarkon zv.kryeministrin e parë Avdullah Hoti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti vendosi të shkarkojë nga funksioni zv.kryeministrin e parë Avdullah Hoti.

Kryeministria, përmes një njoftimi për shtyp, bën me dije se Albin Kurti ka vendosur për lirimin  e Avdullah Hotit nga posti i zëvendëskryeministrit të parë në detyrë dhe se ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Ky është shkarkimi i dytë që kryeministri Kurti u ka bërë anëtarëve të qeverisë nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës, pas disa ditë më parë ai largoi nga detyra ministrin e Brendshëm, Agim Veliu në lidhje me mosmarrëveshjet për shpalljen ose jo të gjendjes së jashtëzakonshme në vend për shkak të koronavirusit.