fbpx

KURTI, SI RAMA NË CNN. KUSH E DETYROI?

kurt.jpg

Nga Sokol Terihati:

Dje lideri i LVV, Albin Kurti, i bëri thirrje shqiptarëve me të drejtë vote, të votojnë për Joe Biden !?

Une nuk e di pse e bëri. Ja kanë kërkuar, siç ja kërkuan Ramës përpara 4 vitesh në CNN, apo e bëri me vullnet të lire. E bëri si deklaratë personale apo në emër të forcës politike që drejton.

Unë mendoj se ja kanë kërkuar.

Sido që të jetë për mendimin tim, por edhe të standardeve të një politike serioze, ky është një gabim i rëndë politik.

Sidomos për një forcë politike që muajt e fundit ka një rritje, ndoshta dyfish të elektoratit dhe që në zgjedhjet e ardhshme mund të udhëheqë Kosovën e vetme.

Por kjo deklaratë nxjerr në pah disa fenomene të tjera të rrezikshme.

Së pari, Albini ne të shfaqet me një kult të theksuar individi  sepse nuk ka marrë dakortësinë e forumeve të partisë së tij.

Së dyti, dihen mosmarrëveshjet e tij me Grenell , pak muaj më parë kur ishte Kryeministër .

Nëse ai nuk ka qenë i detyruar ta bëjë këtë deklaratë, kjo tregon se Albini , nuk diti të ndajë marrëdhëniet personale me interesat kombëtare, sepse ne një plan më të gjerë, është Tramp qe mbështet patriotet dhe kombet dhe Albini është shfaqur si i tille qe ne fillimet e veprimtarisë se tij politike, ndaj nëse do te jepte një deklarate mbështetëse, duhet me logjikën me elementare t ‘a bënte për Tramp.

Kështu jo vetëm do ngrinte akoma me shume kuotat politike sepse do dëshmonte se Kosova për te është e para, pavarësisht historive te tij me administratën aktuale.

Por edhe nga pikëpamja etike  nuk qëndron ndërhyrja ne fushatën e një shteti tjetër, aq me tepër e Superfuqisë se botes , nga përfaqësuesi i një force politike, i një shteti qe akoma nuk ka një ulëse ne OKB dhe qe Presidentin dhe SHBA-te, i ka shpallur si aleate kryesore strategjike, ashtu sikurse Shqipëria !

Albini e beri ne Maqedoni me Zeadinin, por kjo me Amerikën është shume e rende sepse është kosto e rende  politike për gjithë Kosovën te cilën pret ta drejtoje ai, pas disa muajsh!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303