fbpx

Kurti: Thaçi duhej të raportonte para se të shkonte në SHBA

albin-kurti.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se presidenti Hashim Thaçi është dashur të koordinohet, dhe të raportojë në Kuvendin e Kosovës, para se të shkojë në Shtetet e Bashkuara. Thaçi është takuar të hënën në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Kryeministri Kurti, i cili ditë më parë, e ka ftuar presidentin në takim për të koordinuar hapat në politikën e Jashtme , tha se “është gabim dhe dëm që nuk ka ardhur presidenti Thaçi në institucionet tona, para se të provojë të bëjë dakordime me presidentin e Serbisë”. “Mora vesh që po kthehet presidenti nga Shtetet e Bashkuara, pa një deklarim të përbashkët me Vuçiç. Fakti që nuk kanë një marrëveshje – presidenti i Kosovës me presidentin e Serbisë – besoj se është një dështim i dobishëm për Republikën e Kosovës”, deklaroi Kurti.

Të hënën, pas takimit me Vuçiç në Uashington, Thaçi tha se në takim është diskutuar për “domosdoshmërinë e një zgjidhjeje paqësore të çështjeve Kosovë-Serbi” dhe për “mundësinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303