Kurtz, troç serbëve në në Beograd: Nuk ka BE pa marrëveshje me Kosovën

csm_kurz_vucic_serbien_4159cb4d5a.jpg

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ndodhet për një vizitë zyrtare në Beograd.

Pas takimit dypalësh që zhvilloi me presidentin serb Vuçiç, ai vuri në dukje se serbët duhet ta kuptojnë se anëtarësimi në BE mund të realizohet vetëm nëse arrihet një marrëveshje në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se ky është parakushti themelor për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Siç raportojnë mediat serbe, Kurz tha se Vjena zyrtare, nëse vjen te një marrëveshje që siguron paqen afatgjatë, nuk do ta pengojë atë marrëveshje.

Sipas tij është e rëndësishme që dialogu të vazhdojë, por se është vendimtare që ai të jetë i suksesshëm.

scroll to top