Kush do jetë president pas shkarkimit të Metës?

Kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur në lidhje me shkarkimin e Metës si president i Republikës.

I pyetur nga gazetarja e News 24, Nisida Tufa, ai tha se Meta nuk mund të jetë president i Republikës.

“Unë dua të them shkurtimisht që Ilir Meta ka humbur të drejtën të jetë më presidenti i Republikës. Presidenti e ka shndërruar Presidencën si një seli të opozitës. Dua ta them shkoqur dhe troç, nuk mund të jetë Ilir Meta një person president kur Shqipëria të hapë negociatat”.

Kur pyetet për një emër, ja si përgjigjet Balla.

“Nuk është një pjesë e këtij momenti. Kushtetuta ka sanksionuar qartë si zgjidhet presidenti i Republikës. Shqipëria duhet të ketë një president me qasje proamerikane”, nënvizoi ai./real-news.tv