TË FUNDIT

Kush do përfitojë nga “Paketa Financiare 2”? Ministri Arben Ahmetaj sapo na e zbuloi

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka zbuluar se cilët qytetarë do të përfitojnë nga “Paketa Financiare 2”, e miratuar nga qeveria për të ndihmuar qytetarët në situatën e krijuar nga koronavirusi.

Statusi i Arben Ahmetaj:

#TiNukDoJeshKurrëVetëm

“Paketa Financiare 2”

Përfitojnë 123,871 qytetarë. Efekti i paketës, është mbi 5,8 miliardë lekë, në tre muaj.

60,421 individë, të punësuar e vetëpunësuar në biznese të vegjël me xhiro 0-14 milionë lekë ne vit, përfitojnë pagë 26 mijë lekë/muaj.

Po kështu brenda kësaj kategorie përfitojnë edhe 30 mijë të punësuar, të cilët kanë deklaruar pagë 0. Edhe ata do të përfitojnë pagë 26 mijë lekë/muaj.

Rreth 70 mijë familje në ndihmë ekonomike, përfitojnë dyfishin e pagesës aktuale të ndihmës ekonomike.

2,700 individë me pagesë papunësie, përfitojnë dyfishin e pagesë aktuale të papunësisë

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat