fbpx

Kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit, Rama apo Basha? Ja mendimi i Dash Shehit

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka folur ditën e sotme në emisionin “Dita Jonë” për situatën politik në vend.  Sipas tij, kryeministër i ardhshëm i vendit do të jetë kryedemokrati Lulzim Basha.

“Unë mendoj se një propozim alternativ nuk mund të qëndrojë vetëm në denoncimin e korrupsionit, apo të kritikës, nuk mund të qëndrojë kurrë me të keqen, por edhe mbi një propozim optimist. Ne gjykojmë se i gjithë ky denoncim i vazhdueshëm duhet shoqëruar me një alternativë të re, e cila jep shpresë. Ne duam të bëjmë një regjim që nëpunësin e thjesht ta bëjmë të ndihet i qetë dhe të mos mendojë nëse do të ndërrohet qeveria apo jo. Kjo që po vjen është për të gjithë. Unë them që kjo është shpresa e Shqipërisë. Unë jam i mendimit që duhet të falet edhe ai që ka gabuar haptazi në emër të partisë. Duhet ta thyejmë këtë lloj zinxhiri pervers që kemi. Teza e vjetër e Ramë i thotë shqiptarëve që nuk do të vijë ndonjë alternativë e re, Berisha e të tjerë, jo Basha me ide të reja. Basha është i paprovuar për kryeministër. Me tezën e Ramës i bie që shqiptarët të zgjedhin mes dy të majtave. Ku shkoi historia 30-vjeçare e mijëra të rinjve, të cilët u munduan ta spostojnë Shqipërinë nga komunizmi? Alternativa e vërtetë është Basha me grupin e tij, është e djathta e tij. Basha do të jetë kryeministri i ri”, u shpreh Shehi.