fbpx

Kush është 4-vjeçari që reciton përmendësh 3000 vargje të Fishtës

Këtë të hënë në Tv Klan filloi emisioni i shumëpëlqyer ‘Në kurthin e Piter Pan’.

E ftuar ishte ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ka vëtëm pak javë që është bërë nënë për herë të dytë.

Mirëpo vëmendjen e mori një vogëlush vetëm 4 vjeç Nikolla Prendi.

Ai sfidoi Spiropalin me vargje nga poezi të ndryshme dhe me dialekte të ndryshme.

Nikolla di plot 3000 vargje të Fishtës nga ‘Lahuta e Malcis’, që prej ditës kur i ati i kishte blerë librin.

Në këtë mbrëmje, vogëlushi recitoi disa vargje nga Noli dhe nga Fishta në emision, duke u komplimentuar jo vetëm nga ministrja, por dhe nga publiku.