Kush është autori dhe dirigjuesi i dosjes 184? Petrit Vasili bën zbulimin shokues

petrit-vasili-768x447.png

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka dalë sërish sot në një deklaratë për media për të folur lidhur me dosjen 184. Vasili sulmoi ashpër Ramën duke theksuar se është i kapur nga krimi, ndërsa e cilësoi si autor dhe dirigjues të kësaj dosje.

Mes të tjerash Vasili tha se 4 vite nga reforma në drejtësi ende nuk ka gjykatë Kushtetuese.

DELARATA E VASILIT

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!

Sot qytetarët shqiptarë kanë dëgjuar që herët në mëngjes kryeministrin e tyre i cili deklaroi që do t’i shpallte luftë kriminalizimit në politikë dhe në ekonomi.

Sot jemi këtu në këtë komunikim të nderuar qytetarë thjesht dhe vetëm që të ndaj me ju faktet dhe asnjë nga demagogjitë e lodhura, të kapura, të një kryeministri tërësisht të paaftë dhe të kapur keqazi pikërisht nga krimi dhe kriminalizimi total i politikës së rilindjes së tij.

Të nderuar qytetarë, politika shqiptare u detyrua të miratonte një ligj nga më të rëndit të vizionit të saj në botë po shumë të domosdoshëm që ishte ligji i dekriminalizimit dhe shkak për këtë ishin dhjetëra deputet të rilindjes, të larguar salla e parlamentit e të tjerë që ndodhen në atë parlament dhe ky është fakt.

Është fare e vërtetë që deri më tani 5 kryetarë bashkie kanë dalë qartë me rekorde kriminale, disa prej tyre ende të pashkarkuar pasi kryeministri shqiptarë nuk guxon t’i shkarkojë ata edhe përpara fakteve tronditëse të turpshme të kriminalizimit të tyre.

Të nderuar qytetarë dhe ky është një fakt, kemi praktikisht të njohur botërisht, drejtorë, deputet, ministra edhe vetë kryeministrin shqiptarë në dosjen 184 të grabitjes masive kriminale të votave dhe të korruptimit tragjik të shtetit i cili tashmë dihet botërisht dhe ky autori i kësaj çështje është vet kryeministri dhe dirigjuesi i saj.

Gjithashtu kemi 4 drejtorë, 4 oficer policie, denoncues të fortë, luftëtarë në vijë të parë me trafikantët që denoncuar të vërteta tronditëse të cilët u kërcënuan, u shantazhuan dhe u detyruan të lënë Shqipërinë dhe të kërkojnë dhe azil politik dhe 2 prej të cilëve e kanë fituar këtë azil politik dhe gjithë këto kërcënime dhe shantazhe dhe ky presion për fajin në thonjëza sepse denoncuan trafikantët i ardhur nga kryeministri dhe nga gjithë shpura e tij rreth e përqark është fakt, është fakt gjithashtu që të njëjtët oficer policie të cilët bashkëpunojnë me organi inteligjence ndërkombëtare për luftën kundër trafikut dhe drogës me antimafian italiane dhe me këdo ndodhen në listat e kërkimit nga ministria e brendshme nga drejtuesit e policisë të Edi Ramës me urdhrin e Edi Ramës pra vazhdojnë

Pra vazhdojnë janë bashkëpunëtorë të Europës për të luftuar trafikun sepse këtu shiteshin dhe dekonspiroheshin luftërat dhe janë ende në kërkim nga drejtuesit e policisë së Tiranës bashkë me Edi Ramën kryeministër. Edhe ky është një fakt.

Drejtorë të përgjithshëm policie në pikat kyç të trafikut të drogës, u hapën portat, u larguan për t’i mbrojtur, janë ende të paarrestuar. Dhe ky është fakt.

Dhjetëra tender u ndahen kriminelëve të denoncuar publikisht në median shqiptare edhe në mediat ndërkombëtare. Të gjitha këto janë fakte. Pra është një kriminalizim me fakte tronditëse që flasin vetë, që ulërasin vetë, por të padënuar për shkak të kapjes së drejtësisë në mënyrë kriminale nga mazhoranca e udhëhequr nga i njëjti kryeministër, i cili sot mbas 7 vitesh kujtohet dhe flet sot për kriminalizimin, mbasi kriminalizoi dhe votimet ku votoi vetë, numëroi vetë dhe nxori rezultatin vetë.

Këto janë arsyet e mëdha që nuk ka dhe nuk si të ketë investime të huaja në Shqipëri, e për të cilat dhe biznesmenët shqiptar për mungesën e sigurisë në vend detyrohen ti lëvizin investimet e tyre dhe t’i çojnë dhe të investojnë në vende të tjera dhe në vende fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Kosova, vetëm e vetëm se Shqipëria nuk ofron asnjë siguri për shkak të kriminalizimit të jetës së vendit, të policisë, të drejtësisë, të zyrave të shtetit, të dhjetëra drejtorëve, nga të cilët kanë hyrë dhe kanë dalë vetëm në 2 vitet e fundit pafundësisht. Dhe këto janë fakte.

Sigurisht është një fakt dhe që nuk pret interpretimin e injorancës proverbiale tashmë të një kryeministri llafazan fakti që Shqipëria është një nga 3 vendet më të korruptuara në botë. Kjo e pohuar nga Banka Botërore, pra fakt i Bankës Botërore.

Është një fakt shumë i rëndë e tronditës për shkak të këtij kryeministri që sot Shqipëria është vendi i dytë në botë më i keq nga të gjithë vendet e tjera për papunësinë, për mungesën e aftësisë për të ofruar punë tek të rinjtë dhe këto janë fakte.

Gjithashtu Edi Rama është kujdesur së tepërmi që të kriminalizojë drejtësinë që të ngre lartë institucionin e pandëshkueshmërisë dhe sot duke hyrë në vitin e 4 të Reformës në Drejtësi nuk ka as Gjykatë të Lartë dhe as Gjykatë Kushtetuese sepse sigurisht aferat e mëdha, të cilat do të paditeshin, do të gjykoheshin atje, qindra milionëshe siç është afera e teatrit, aferat e Unazës së Re, aferat e tjera në të gjitha tenderat publik. Të gjithë paditë që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ngritur për dëmet me miliarda janë fakte të cilat janë bllokuar apo ligji veprime antikushtetuese kriminale, siç ishte ligji i dividentit të cilit ju dha fuqi prapa vepruese, e për të cilin qindra milonë euro të tjera ju humbën financave publike janë të gjitha fakte të njohura. Kriminalizimi i ekonomisë, sigurisht është fakt. Koncesione po janë fakte që paguajmë qindra ekzaminime të pa kryera pra nuk bëhen, dhe ja japim sadaka koncesionarit që sigurisht dihet me kë i ndan. Duke filluar që nga tenderi i famshëm i check up apo i kontrollit mjekësor bazë. Ky është një fakt, çdo shqiptar normal e kupton kur i jepet një punë pa paguar gratis, dhuratë ky është fakt. Shqiptarët më së paku duhet të kërkonin të paktën të paguanin punën e bërë. Po të paguajnë punën e pa bërë qindra e mijëra euro ky është thjesht dhe vetëm korrupsion, ky është fakt. Dhe ne s’kemi ndërmend këtu të presim shpjegimet e lodhura, injorante po thellësisht të kapura nga interesat të Kryeministrit shqiptar, i cili e di edhe vetë që është i kapur në këto interesa ndaj dhe belbëzon në konferenca, bëlbëzon në Parlament. Pra është një belbacukllik, i mbahet goja sepse ja kanë kapur gojën ja kanë kapur këto interesa. Është fakt që sterilizimi kushton dhjetëra herë më shumë sesa në vendet më të fuqishme të Europës. Kur kushton dhjetëra herë më shumë se në Gjermani e në Turqi, po çdo mendojë qytetari shqiptar jemi më të pasur se Gjermania që të paguajmë dhjetëra herë, dhe t’ja japim koncesionin një personi të vetëm. Një njeriu të vetëm që kishte punësuar vetëm një njeri. Po nuk mundet të tallet Kryeministri Shqiptar, tallet me veten. Bën sikur tallet sepse interesat, pazaret është fjalën e vetme që besoj Kryeministri dashuron pa fund, adhuron pa fund, që e prin tek koncesionet, tek tenderat, tek sheshet e qyteteve ku batërdisen paratë. Në planin rajonal, në mini-shengenat që bën, në sulmet që bën ndaj Kosovës është dhe mund të konsiderohet përfundimisht një mister pazari i politikës Shqiptare. Ndaj është fare e qartë ky mister pazari është tashmë gollomesh apo lakuriq në sytë e të gjithë botës dhe Europës. Asnjë nuk ka ndërmend të dëgjojë, as përçartjet as lajthitjet e Kryeministrit, por të gjithë ashtu sikur edhe unë përball jush po rreshtoj fakte të pa kundërshtueshme, të palëvizshme, të provuara botërisht nga ne si opozitë, nga institucione ndërkombëtare, të gjithë do ta ballafaqojmë në mënyrë të përditshme në këto fakte të pakundërshtueshme. Ne nuk kemi ndërmend dhe as nuk do të ulim nivelin e bisedës me të tëra lajthitjet, përçartjet, paaftësitë dhe injorancën e kryeministrit. Ne nuk mund të zbresim në nivelin e një kryeministri që imagjinon që në spitalet shqiptare priten këmbët me sharrë drurësh, apo që u shpjegon shqiptarëve se kanë rënë infeksionet spitalore, sepse gratë lindnin me instrumentet e sterilizuara 30 herë më lart.

Po i japim vetëm një fakt këtij kryeministri, i cili për fat të keq, për shkak të injorancës, edhe përdoret, edhe e përdorin duke vënë në gojë të tëra llojet e budallallëqeve të cilat vetëm ai ka kurajo ti thotë. Po z. Kryeministër, Shqipëria ka arritur të ketë mortalitetin foshnjor dhe amëtar për herë të parë nën dy shifra, pra një shifror në vitin 2012 dhe është rritur që kur ke ardhur ti. Shqipëria ka pasur spitale të reja deri në vitin 2013 dhe nuk ka asnjë spital të ri qëkur ke ardhur ti. Edhe dy katet e spitalit kirurgjikal për të cilin flet, është shtesë e një spitali të shkëlqyer që ti e ke gjetur të ndërtuar. Brenda të njëjtit ambient spitalor kanë qenë investime pa fund edhe në fushën e kirurgjisë, ku ekzistojnë edhe 7 komplekse sallash të tjera kirurgjikale, të gjitha të rikonstruktuara para se të vije ti.

Ka pasur spital të ri në Elbasan, ka pasur një Sanatorium të bërë nga e para, ka pasur dhe plot vepra të tjera. Po, i ke bërë një dhuratë të madhe shëndetësisë shqiptare, e ke grabitur me koncesione, e ke grirë dhe mortalitetin foshnjor e amëtar, e ke ngritur sërish mbi dy shifra duke na futur në radhën e vendeve ku nuk do të donim të ishim. Ishim në një histori suksesi dhe u kthyem në një histori turpi e dështimi. Këto janë të vërtetat dhe shqiptarët nuk do të hedhin dorë duke i thënë këto të vërteta e fakte, dhe kriminalizimi i jetës së vendit ka pasur dhe ka vetëm një autor, vetëm një frymëzues, vetëm një përdorues. Ky është kryeministri Edi Rama dhe kriminalizimi mund të luftohet efektivisht e realisht, vetëm duke larguar Edi Ramën që është koka e frymëzimit të të gjithë këtij procesi shkatërrimtar për ekonominë, për jetën shoqërore dhe për braktisjen e frikshme, tragjike, të dhimbshme që shqiptarët i bëjnë atdheut të tyre të dashur.

Faleminderit!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303