fbpx

Kush është dëshmitar? Vrasja e çiftit shqiptar, lëvizja e fundit e policisë italiane: Po kërkohet…

cifti-pasho-itai-1.jpg

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë, ku çifti shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho u gjetën të copëtuar në 4 valixhe. Mirëpo, së fundmi gazeta italiane “La Nazione” ka zbërthyer disa detaje të reja.

Sipas gazetës, ‘dëshmitar’ i kësaj tragjedie mund të jetë edhe një furgon. Në artikull thuhet se policia italiane po kërkon një furgon, me të cilin janë transportuar viktimat nga vendi i krimit deri te vendi ku u gjetën të shpërndarë në copa në katër valixhe.

Çifti u zhduk ditën kur djali i tyre, Taulanti do të dilte nga burgu.

Gazeta shkruan se familjarët kanë dhënë dëshmi kontradiktore, kurse Taulanti është në një burg në Zvicër.

Një gjë është e sigurt: krimi ka ndodhur në një shtëpi, pasi çifti Pasho ishin akoma me pizhame.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303