Kush është gruaja më e votuar në LDK / Ja sa vota ka marrë vajza e Gani Gecit…

download-12.jpg

Marigona Geci-Lala, ka arritur që të sigurojë votat e mjaftueshme që i sigurojnë ulëse në Kuvend të Kosovës, ani pse e njëjta ka garuar për herë të parë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Express.

E njëjta në listën që tashmë është bërë publike, radhitet si një nga kandidatet më të votuara, derisa, pa u numëruar votat e diasporës, ato me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, Geci numëron gati 16 mijë vota.

Sipas numërimeve që janë bërë deri më tani Geci që kishte garuar me numrin 78, ka dalë e 7-ta në listë.

Marigona Geci-Lala është vajza e Gani Gecit, derisa, edhe ky i fundit ka bërë të ditur se vajza e tij ka arritur që të sigurojë votat.

Ajo radhitet në listë pas Vjosa Osmanit, Kujtim Shalës, Anton Qunit, Lumir Abdixhikut, Avdullah Hotit dhe Besian Mustafës./GazetaExpress/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303