Kush është “i forti” i Lushnjës që po kërkohet për atentatin ndaj prokurorit

auto_arjan_ndoj_atentati_21572783650.jpg

Forca të shumta të Policisë së Shtetit, Forcat Operacionale të Tiranës dhe FNSH-ja janë vënë në ndjekje të personit të dytë, i dyshuar si i përfshirë në atentatin e 1 nëntorit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.Sipas informacioneve paraprake, policia është vënë në ndjekje të shtetasit Julian Sula nga Lushnja, i njohur me nofkën “Juli i Pashakos”.

Sula nuk është një emër i panjohur për policinë pasi është arrestuar dhe liruar sërish disa herë. Ai ka qenë një ndër personat e parë, i shoqëruar si i dyshuar për masakrën e Lushnjës, ku u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, miq të Aldo Bares.

Në atë kohë, “Juli i Pashakos” u dorëzua vetë në Komisariatin e Lushnjes, por u la i lirë për mungesë provash. Ky shtetas dyshohet se ka dijeni për atentatin sepse ka njohje me një grup rival me Landi Muharremin, apo “të tmerrshmin e Shijakut”, i plagosur në atentatin e 1 nëntorit pasi ndodhej në makinë me prokurorin Ndoja dhe viktimën Andi Maloku, shoferi i prokurorit. ©LAPSI.al

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303