Kush është Imami që akuzohet për grabitjen në Rinas?

Midis katër të arrestuarve të djeshëm si bashkëpunëtorë për grabitjen e ndodhur në Rinas më 9 prill është edhe Oltion Veseli.

Veseli nuk është një personazh i njohur për Policinë.

Ai ka qenë disa vite më parë imam në xhaminë e Krujës, ndërsa vëllai i tij ka në menaxhim një Piceri në qytetin e Fushë-Krujës, të quajtur ‘Pizzeri Kupa Hallall”.

Pas kësaj picerie dyshohet se fshihet si administrator Dash Kupa, një tjetër personazh i përfshirë të paktën në grabitjet e mëparshme.