Kush është këngëtarja që i bashkohet jurisë së ‘Voice Kids’, pas largimit të Eneda Tarifës

Dje, Eneda Tarifa tregoi se nuk do të jetë më pjesë e jurisë së “The Voice (Kids) of Albania”.  Përmes postimit në Instagram, ajo sqaroi se e ka të pamundur të jetë pjesë e edicionit të 3-të për shkak të angazhimeve të tjera personale dhe profesionale.

Pas këtij lajmi, pyetja që pason menjëherë është: Kush do të jetë në vend të saj?

Burime pranë Anabel.al kanë mësuar se panelit të jurisë së Voice Kids do t’i bashkohet Arilena Ara. Ndonëse fare e re në moshë, talenti dhe suksesi i deritanishëm duket se e kanë bërë gati për të vlerësuar të vegjëlit e talentuar.

“The Voice (Kids) of Albania” do të fillojë në janar të vitit të ardhshëm dhe përveç  Arilenës, pjesa tjetër e jurisë përbëhet nga Miriam Cani, Aleksandër Gjoka dhe Renis Gjoka.

Lër një koment