Kush është Kostantinos Katsifas?

6631dd16-d74f-40d0-939d-9421b4c450ef.jpg

U vra një Shqiptaro -Grek dhe u ngrit në këmbë Shqipëri dhe Greqi. U bë temë kryesore nëpër emisione, gazeta, portale dhe kafene. Gjysma e së keqes që nuk ishte vetëm grek.

Kostantinos Katsifas, për dikë një njeri i thjeshtë, për dikë ekstremist e për dikë tjetër ndonjë nofkë fyese që të vjen nëpër mend në moment.

Po kush ishte në të vërtetë Kostantinos Katsifas?

U ulëm të gërmonim pak rreth këtij personi dhe ndër të tjera, kuptuam që ai kishte disa profile në “Facebook”. Ajo që na ra në sy është se në njërin prej tyre kishte hedhur edhe një video nga një stërvitje që po bëhej në një repart usahtarak me mbishkrimin “Me gjakun tim do të shkruaj ‘Greqi të dua'”. Sa njerëz e kanë të drejtën të hyjnë në një repart ushtarak? Unë nuk hyj dot, as ti, as ndonjë tjetër. Aq më pak të bësh foto apo të filmosh. Nuk e dimë nëse Kostantinos e ka ngarkuar vetë atë video, apo e ka marrë diku, por sërish pse duhej që një njeri i thjeshtë ta shpërndante atë në rrjetin social “Facebook”.  Nuk dua të ngre aludime të kota, por kjo gjë na con të mendojmë, që Kostantinos nuk ishte një njeri i thjeshtë. Ai ishte pjesë e forcave speciale të Greqisë.

Dhe kjo gjë dallohet mjaft mirë edhe nga uniforma që ai mban veshur në cdo foto të publikuar. Gjithashtu po të shohësh me vëmendje profilin e tij dallon qartë që shumica e fotove të tij jane me miq ushtarë.

Po shtoj këtu edhe mënyrën se si ai gjuante, në videon e publikuar nga “Report Tv”. Një njeri i thjeshtë nuk mund të ketë aq taktikë në gjuajtje, apo në mënyrën se si ai e mbante armën. Një njeri i thjeshtë do të qëllonte me breshëri, kurse Kostantinos qëllonte me plumba tek.

Po parlamenti grek, pse nuk pranoi dje të mbante një minutë heshtje? Kjo ishte kërkesë e një deputeteje të “Agimit të Artë”, e cila u shpreh: ” Para se të fillojë diskutimi për rendin e ditës dhe për shkak se në Vorio Epir u vra paburrërisht nga një regjim që përndjek helenizmin vetëm sepse donte që në përvjetorin e 28 tetorit të valëviste flamurin grek, do kërkoja të mbahej një minutë heshtje në parlament në kujtim të 35 vjecarit Kostantinos Katsifas”. Por drejtuesi i seancës ia refuzoi këtë kërkesë duke i thënë se: “Nuk ka ndonjë kundërshti që kujtimi i atij njeriu të nderohet, por mbajtjen e një minute heshtje nuk e parashikon rregullorja, sepse nuk ka një vendim të marrë nga kryetarët e grupeve për këtë gjë. Por padyshim nderojmë kujtimin e atij njeriu.”

Ndërkohë ministrja e kulturës në Greqi, Mirsini Zerva, hodhi poshtë aludimet se gjatë festimeve të 28 tetorit në Bularat u ulën flamujt grekë. Ajo tha se këtij versioni i mëshon e djathta ekstreme, e cila pretendon se Katsifa u vra për flamurin.

A ishte ai vërtetë thjesht një ekstremist apo një anëtar i ushtrisë greke? Zyrtarisht kjo e fundit nuk konfirmohet, por videot hedhin dyshime.

A ishte ky një njeri i thjeshtë apo një ushtarak i përgatitur? Në të gjitha fotografitë ai paraqitet me flamurin e Vorio Epirit me veshjen e tij ushtarake që nuk ka sesi të mos të të tërheqë vëmendjen.

Pavarësisht çdo gjëje tjetër dicka duhet kuptuar qartë. Fakt është se, në çdo vend të botës përfshire këtu edhe demokracitë më të mëdha botërore, nëse godet forcat e rendit atëherë merr menjëherë pergjigje të fortë e pa tërheqje. Ky është fakt që e di kushdo, ndaj kjo çështje s’ka pse të lidhet me etninë. Njësoj do të ishte vrarë edhe një shqiptar, në rastin analog sepse ligjet janë të barabarta për të gjithë. Ata që e politizojnë këtë çështje sigurisht nuk kane hallin e jetës së Kostantinos, por thjesht dhe vetëm flamurin ekstremist që ai promovon kudo.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303