Kush është ky ekstremist grek, i ndaluar në kufi?

1-2.jpg

Policia shqiptare ka marrë masa të rrepta në kufirin me Greqinë për të mos lejuar që të hyjnë në territorin tonë, ekstremistë grekë që do të shkaktonin incidente në varrimin e Kacifasit në Bularat.

Një prej të ndaluarve është ky ekstremist që shikoni në foto.

Emri i tij Babis-Harallambos Karathanos. Ai ka lindur në Greqi, por prindërit e tij janë me origjinë nga Dropulli.

Babis nga viti 1982-1989 ka qenë kryetari i SFEVA – (Bashkimi i Studentëve për Luftën e Vorio-Epirit). Babis-Harallambos Karathanos ka qenë ish-deputet i partisë Demokracia e Re, më tej i partisë ekstremiste të djathtë greke, LAOS.

Harallambos është i njohur në Shqipëri, pasi ka marrë pjesë në disa aktivitete në vitet e fundit me minoritetin grek, aktivitete me natyre antishqiptare.

scroll to top