fbpx

Kush është modelja e Gucci-t që po përballet me kritika për pamjen e saj

ebd609c3-8645-4292-8f2c-5e202f337c84.jpg

Modelja 23-vjeçare me origjinë Armene, Armine Harutyunyan po përballet me kritika pasi tërhoqi vëmendjen me imazhin e saj për Guccin.

Gucci e zgjodhi atë pikërisht për të ndryshuar kartat dhe për të ofruar një model të bukurisë jo-tradicionale, në emër të përfshirjes dhe “pozitivitetit të trupit”.

Kanë qenë të shumtë ata që e kanë akuzuar modelen si të papërshtatshme për botën e modës, e gjitha kjo pasi nuk mishëron standardet e bukurisë të pranuara zakonisht.

Komentet raciste, fyese dhe zhgënjyese janë drejtuar kundër saj, madje në rrjetet sociale ka qarkulluar edhe një foto me mbishkrimin ngjitur me të “do të dilnit për darkë?”.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303