fbpx

“Kush është personazhi më i mirë nga Big Brother”, Arjan Konomi shpërthen në lot…

20201212_221436-1.jpg

TV Show “Shiko kush luan” erdhi ndryshe pasi të ftuarit nuk ishin personazhe të showbizit si zakonisht, por ato të programit “Përputhen”.

Në rubrikën Politikë, aktori Florian Binaj pyeti opinionistin Arjan Konomi se cili ka qenë personazhi më i mirë i Big Brother.

Ky i fundit përmendi të ndjerën Adela Xhamani për të cilën u prek dhe u përlot.

“Personazhi më i mirë në Big Brother me të cilën unë krijova dhe një raport tejet miqësor, ka qenë një vajzë e cila fatkeqësisht nuk jeton më. Adela Xhamani… Ajo humbi jetën papritmas, ishte një personazh kaq i dashur. Adela erdhi nga një realitet i zymtë, por arriti të ecë shumë përpara edhe në gazetari. Fatkeqësisht jeta është kaq e shkurtër, ndaj duhet jetuar”, u shpreh Arjani, i cili nuk i mbajti dot lotët.

“Në djall pandemia, unë do e përqafoj Arjanin”, u shpreh Luana dhe më pas të gjitha vajzat e Përputhen u bashkuan dhe i fshinë lotët Konomit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303