fbpx

Kush është pyetja që zuri ngushtë Bashën sot?

lulzim-bashaa-768x450.png

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka folur ditën e sotme për planin e me 5 pika të PD. Jo vetëm kaq, por një gazetar e ka kapur ngushtë atë duke e pyetur për aferat korruptive në kurriz të shqiptarëve.

Basha u shpreh se të gjithë ata që kanë bërë afera korruptive në shpinë të shqiptarëve do të japin llogari një më një.

Gazetari: Zoti Basha përpara vitit 2013 PS atëhere në opozitë ka ngritur mjaft akuza për afera të ndryshme korruptive ndaj PD në qeveri atëheree, por të gjithë jemi dëshmitarë që në momentin që erdhi në pushtet askush nuk shkoi përpara drejtësisë ose në gjykatë për akuza të ndryshme. Sot por jo vetëm sot ju si kryetar keni bërë akuza të ndryshme dhe se në momenetin që do vini në qeveri do mbanë përgjegjësi. Zoti Basha a do ta mbani ju fjalën?

Basha: Një nga ndryshimet kryesore që duhet të ndodhin është dhënia fund e kësaj kulture pandëshkueshmërie. Pse e them, sepse nga kjo lidhet ngusht aftësia e qeverisë.  Nese ne nuk arrijm dot që 2,2 miliard euro kontrata  të korrupsionit me PPP, koncesione dhe tendera të zhbëhen dhe përgjegjësit të vendosen para ligjit.Për këtë po ju them sikur asgjë tjetër javët e muajt e parë të kësaj qeverie me istitucione të posaçme ekzekutive me provojën më të mirë dhe ndihmën më të specializuar ne do të bëjmë dicka të thjeshtë ne do ndjekim paranë brenda dhe jashte vendit ku e kanë çuar. Ne do ndjekim parate qoftë e ngurtësuar apo e pastruar me icenerataori, apo eçuar ne banga afshorë apo e futur nën dhe. Paraja do ndiqet dhe ata që kanë shkaktuar kaq shumë dhimbje shqiptarëve do të japin llogori një më një.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303