fbpx

Kush fotografon vajzat poshtë fustanit do dënohet me 2 vite burg

Gjermania ka vendosur një ligj të ri, ku thuhet se kush fotografon vajzat poshtë fustanit do të dënohet me 2 vite burg.

Ligji kaloi përmes Këshillit të Ministrave në Gjermani, i cili u miratua nga Asambleja Federale dhe gjithashtu nga Asambleja e Shtetit. Por që ky ligj të futet në fuqi duhet nënshkrimi i presidentit Frank ëalter Steinmeier.

Gjithashtu sipas projektligjit ndalohet fotografimi i të plagosurve dhe personave të vrarë pa u miratuar më përpara nga Asambleja e Shtetit. Kjo do të ndalojë postimin e imazheve të tilla në rrjetet sociale.