Kush i kërcënon anëtarët e KQZ? Kërkojnë mbrojtjen e policisë

Gjatë ditës së sotme, KQZ ka zhvilluar mbledhjen e radhës ku i janë referuar edhe dekretit të presidentit Meta për anulimin e datës 30 qershor për zgjedhjet lokale.

Bëhet me dije se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të rrëzojë vendimin e Metës lidhur me shtyrjen e datës.

Në njoftimin e bërë nga KQZ, kryetari Denar Biba dhe anëtarët Bledar Skenderi, Edlira Jorgaqi dhe Rezarta Bitri bëjnë me dije rendin e ditës.

Sot, me 12.06.2019, Ora 13:00, me rend dite:

  1. “Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.
  2. “Për dhënien e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjeve të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.
  3. ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Institutit Demokratik Amerikan ( NDI), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.
  4. “Për një shtesë në Vendimin nr.669, të datës 28.05.2019 ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të KSHH’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”.
  5. “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Shoqatës për Gratë dhe Fëmijët, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 30 qershor 2019”./real-news.tv