Kush ia bëri këtë? Capital T zbulon çfarë i ndodhi një ditë para se të publikojë këngën

Artisti Capital T do të sjellë nesër projektin e ri muzikor, të titulluar “Akull”.

Me anë të një njoftimi në Instagram, ai tregoi se ishte shumë i lumtur për këtë këngë, por është vjedhur dhe është publikuar në mënyrë ilegale.

Megjithatë, Capital T u kujdes që të punonte me një klip muzikor dhe ta sillte në formën e duhur për publikun.

“Kurre ma heret sjom kon ma excited per release se sa per “AKULL” edhe pse kanga osht vjedhe edhe lansu ilegalisht, jom i lumtur qe njerzt e kane edhe jon knaqe tu e ngu e tash me kualitetin adekuat e bashkangjitun me ni video qe e pasqyron ma se miri kangen. Besoj qe ka me ju pelqy hala ma shume. Shihemi neser ne ora 15:00”, shkruajti ai në Instagram.

Nuk na mbetet gjë tjetër vecse të shohim suksesin që do arrijë Capital T me këtë projekt të ri.