16.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Kush ia dha vezët deputetit Hasa?

spot_img

Ngjarja e vezëve morri vëmendjen e të gjithëve sot. Taulant Balla hodhi pretendimet se, deputetit Hasa, ia dha vezët Lulzim Basha. Por vetë “autori i krimit” i ka hedhur poshtë këto aludime dhe përmes rrjetit social ‘Facebook’ ka zbuluar këtë dilemë.

“Një vezë në fytyrën e pacipë të Edi Ramës është detyrë e çdo qytetari, që nuk e pranon vjedhjen dhe arrogancën e kryeministrit mashtrues”, shkruan mes rreshtash ai.

“Këto janë Irisa dhe Diana, studente në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe të Shkencave të Natyrës. ‘Një vezë në fytyrën e pacipë të Edi Ramës është detyrë e çdo qytetari që nuk e pranon vjedhjen dhe arrogancën e kryeministrit mashtrues’, më thanë studentët. Përpara se të më jepnin vezët, Irisa shtoi duke qeshur ‘sot je student’”, shkruan në statusin e tij deputeti Hasa.

Në fund, ai shton se “shërbimi i shëmtuar me video dhe pretendime qesharake nuk e shpëton dot Taulant Yaris nga skandali i ri 60 milionë euro i mikut të tij Mond Bego. Më mirë vezë kontrabandë në Parlament, sesa kontrabandë cigaresh Made in Librazhd”.

/real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat