Kush janë 4 socialistët që betohen nesër si deputetë në Parlament

SEANCE E JASHTEZAKONSHME E PARLAMENTIT - /r/n/r/nEXTRAORDINARY PARLIAMENTARY SESSION -

Në seancën e radhës plenare pritet që përveç deputetëve të opozitës, të betohen edhe deputetë të rinj të mazhorancës.

Bëhet me dije se në KQZ kanë marrë mandatet disa deputetë të rinj që do të hyjnë për herë të parë në Parlament.

Mandatin e Pjerin Ndreut do ta marrë Adriana Jaku, ndërsa të Ardit Konomit e merr Ilir Xhakolli në Korçë.

Ndërkohë mandatin e Rakip Sulit në Tiranë e merr Eljo Hysko, i cili është edhe kryetar i FRESSH ndërsa të Florenc Spahos e merr Nuri Belba në Elbasan.

Deputetët që dorëzuan mandatet do të marrin pjesë ne zgjedhjet lokale për bashki. /real-news.tv