fbpx

Kush janë ‘kapot’ shqiptarë të bandës 1 mln euroshe

bn4t8.jpg

Policia italiane dje goditi një grup trafikantësh pas një operacioni të zhvilluar në Venecia, i cili përfundoi me arrestimin e 20 personave.

Mediat lokale në Itali kanë publikuar edhe emrat e dy shqiptarëve të përfshirë në këtë grup. Në pranga të autoriteteve kanë përfunduar  Leonardo Staka, 26 vjeç dhe Harient Helmi 22 vjeç.

Ky  grup kriminal kryente veprimtari në tre shtete si në Spanjë, Austri dhe Itali. Sasia e drogës vinte kryesisht nga Spanja e më pas shpërndahej në disa zona të Italisë duke mos  kursyer as ambientet e shkollave.

Advertisement

Pas arrestimit të tyre, autoritetet kanë nisur menjëherë veprimtarinë për konfiskimin e disa pasurive të paluajtshme, të cilat përllogariten në vlerën e 1 milion eurove. Hetimet për këtë grup kishin nisur një vit më parë dhe aktorët kishin role të qarta në grup, që nga ndarja e zonave deri tek arritja tek klienti.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *